Tahiri falënderon Bashën
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falënderuar nga foltorja e Kuvendit kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Numri një i Ministrisë së Brendshme tha se policia ka bërë një punë të mirë, në lidhje me arrestimin e grabitësit të një makine, i cili ngriti armën ndaj efektivëve.
“Falënderoj Lulzim Bashën që kreu i PD-së shkoi në spital dhe vizitoi efektivin e plagosur, si dhe i dha mbështetje policisë në luftën ndaj krimit”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij edhe kriminelët e tjerë, mes tyre Klement Balili do të arrestohen në orët apo ditët në vijim.
Ngjarja
Rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, nën kërcënim e armës Aldi Lleshaj grabiti “Porsche” Cayene, me targa AA 870 II.
Kjo bëri që efektivët e policisë së Lezhës të viheshin në ndjekje të makinës së vjedhur. Pikësisht në këtë moment, autori, kur pa parë mjetin e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke plagosur me një plumb në kokë punonjësin e policisë, Nikolin Gjergji./ tvklan.al