Tahiri i premton zgjidhje banorëve të pallatit me probleme tek Unaza e Re
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i ALUZIN-it Artan Lame takuan sot pasdite banorët e një pallati me probleme pronësie në zonën e Unazës së Re në Njësinë 6. Tahiri ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku thotë së 230 familje që ishin peng të një ndërtuesi mashtrues tashmë nuk janë më në mëshirë të fatit.
Ministri Tahiri shkruan:Po zgjidhim hallin e 230 familjeve në Unaze te Re, peng të një ndërtuesi mashtrues e të shtetit që deri dje i kishte braktisur në mëshirë të fatit.
Ndërtuesi kishte ndërtuar pallatet, shitur disa herë, njerëzve të ndyshëm të njëjtin apartament, dhe ishte zhdukur.
2 herë u arrestua, 2 herë drejtësia e la të lire. Sot është përsëri i arrestuar me shpresën që do marri dënimin e merituar. Shumë shpejte legalizim dhe hipoteke për çdo familje që banon aty.
Falë vullnetit të Qeverise që me VKM të posaçme i dha zgjidhje kësaj cceshtje dhe të gjitha të ngjashmeve. Prandaj duhet deshperimisht #reformanedrejtëesi.
Prandaj kjo qeveri po bën atë qe askush nuk ka bërë më parë
./tvklan.al