Tahiri: Kush shkel rregullat e qarkullimit do të gjobitet rëndë
Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se nga fillimi i Janarit do të ketë dënime të rënda për të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Teksa mori pjesë në 70 – vjetorin e Policisë Rrugore, Tahiri paralajmëroi gjoba progresive për shkelësit e rregullt të këtyre rregullave, ndërsa ata që bëjnë rrallë shkelje do të kenë gjoba më të vogla.
Ndërsa duke folur për lirimin e Lulzim Berishës, Ministri tha se janë këto vendime që dekurajojnë Policinë e Shtetit. Sipas tij, lirimi i kreut të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” është një këmbanë alarmi për ata që pengojnë ligjin e Vettingut.
“
Ky proces është i vetmi që mund të pastrojë gjyqësorin nga korrupsioni
”, u shpreh Ministri Tahiri.
Më herët, Ambasadori amerikan Donald Lu e konsideroi lirimin e Berishës si të papranueshëm dhe akuzoi drejtpërdrejt gjykatat si të korruptuara. /tvklan.al