Tahiri leter AKEP-it: Të mbyllen numrat e pa regjistruar
Tahiri leter AKEP-it: Të mbyllen numrat e pa regjistruar
Shpërndaje
15:06 27/01/2014Atentatet e shumta me lëndë plasëse të komanduar në distancë, të ndodhur muajt e fundit, e kanë detyruar ministrin e brendshëm t’i drejtohet me një shkresë zyrtare Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare, për të mbyllur numrat celularë të pa regjistruar.Statistikat flasin për 22 sulme me eksploziv brenda 4 muajsh. Janë atentate pa autorë, ndaj Ministri i Brendshëm kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.Kjo është përmbajtja e letrës që Saimir Tahiri i ka drejtuar kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar. Në këtë letër adresohet një shqetësim tepër serioz, lidhur me disa element të punës së operatorëve telefonikë celularë.