Tahiri: Policia shqiptare ka hetuar për muaj me radhë Balilin


Tahiri: Policia shqiptare ka hetuar për muaj me radhë Balilin

14:03 22/12/2016

Pas akuzave të forta të bëra nga deputeti Ben Blushi, se kryeministrin Rama nuk e arreston Klement Balilin për shkak se është i LSI-­së, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë fjalës së tij, në Kuvend Tahiri tha se, e gjitha kjo është abuzive dhe ky parlament e ka bërë rrugë t’i sjellë kriminelët në foltoren e parlamentit si dhe e ka bërë rrugë të bëjë politikë me këdo lloj krimineli.

“Për Balilin tha se nuk e arrestojmë se është i LSI…Këtu dallon Blushi nga Saliu, Saliu thotë

është i joni në fakt ndaj se arrestojmë, kurse Blushi e minimizon, e mbajmë po ne, por për shkak se është i LSI.

Policia shqiptare e ka hetuar këtë zotërinë për muaj me radhë bashke me DEA­n amerikane. Po të donim ta mbronim a nuk ju shkon në mendje që mund edhe ta njoftonim, ta kishim kursyer, mos ta kishim hetuar, se kjo është mënyra se si i trajtonit ju kriminelët partiak në të kaluarën dhe kujtoni se e bëjmë edhe ne.

Sa dekada ju duhet agjencive të zbatimit të ligjit për të arrestuar ata që janë në kërkim? Ca domethënë kjo?

Sa vite ju është dashur agjencive të SHBA për të arrestuar Eskobarin e vërtetë?

Çfarë domethënë kjo, që e mbronte presidenti amerikan?

 Politika e SHBA? Sa vite u është dashur Antimafias në Itali të arrestonin kokat e familjeve mafioze? Ca domethënë kjo, që i mbronte politika? Sipas asaj që dëgjova nga Beni këtu, kështu është, për ne jo, s’do rreshtim 24 orë, për të bërë atë për të cilën na kanë besuar qytetarët se kjo është detyra jonë.

Për lirimin e Lul Berishës, këta gjyqtarët që i ulën dënimin më pak se gjysma, a kanë faj këta?

Pse i mbroni këta gjyqtarë? Për cilën arsye i mbroni gjyqtarët që e liruan? Për cilën arsye ju duhet një arsye politike, që këtë radhë është Vangjushi dhe Edi Rama

?”, tha ministriTahiri nga foltorja e Kuvendit./tvklan.al

 

 






Të ngjashme