Tahiri: Politika të lerë dënglat dhe të refuzojmë bashkë dhunën
Ministri Saimir Tahiri ka folur sot nga qyteti i Laçit lidhur me ngjarjen makabre që ndodhi në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm.
Tahiri shprehu ngushëllimet për familjarët, por njëkohësisht bëri dhe një apel për të gjithë politikanët, të cilët shpesh herë promovojnë dhunë në parlament.
“ Jam i shqetësuar pasi dhuna promovohet jo rrallë dhe nga politikanë në parlament dëgjojmë cilësime nga më të ndryshmet, apo të shohësh episode dhunë. Politika ka detyre të promovojë modelin pozitiv të të jetuarit në këtë vend, por kur parlamenti kthehet në arenë dhunë verbale dhe ndonjëherë dhe fizike, sinjali që marrin qytetarët është më i keqi i mundshëm, u
shpreh ai.
Fjala e Tahirit për mediat:
Dhuna në familje është një problem madhor, ngjarja e fundit është shumë tronditëse. Na duhen individë të organizuar që raportojnë menjëherë dhunën në familje sepse së pari prekin policinë, drejtësinë, por është dhe një fenomen në shoqëri.
Duhet të fillojmë të dekurajojmë dhunën. Jam i shqetësuar pasi dhuna promovohet në retorikën publike jo rrallë dhe nga politikanë në parlament dëgjojmë cilësime nga më të ndryshmet, apo të shohësh episode dhunë që nuk mbeten vetëm brenda mureve të parlamentit, por shkon dhe përtej. Prandaj unë them që politika të lerë dënglat dhe të promovojë qytetarë që respektojnë ligjin dhe nuk i dedikohen dhunës.
Nuk ka gjë më të dhimbshme se sesa raste dhune ne familje ka në Shqipëri, vetëm nëqarkun e Lezhës janë mbi 100 raste në vit. Dhe kjo është shumë shqetësuese. Ndihma më e parë nuk është policia, përpara se të shkojmë atje duhet të kemi mekanizma shoqërorë që i paraprinë policisë dhe drejtësisë./tvklan.al