Tahiri sulmon segmente të medias dhe Prokurorisë: Përbaltin punën e policisë
Pak ditë pas akzuave për përbaltje të punës së policisë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka rreshtuar segmente të caktuara të medias në atë që ai e quan fronti i së keqes. Bashkë me to ai nuk kurseu as Prokurorinë.
Këtë deklaratë Tahiri e bëri gjatë prezantimit të flotës së re të makinave elektrike të Policisë së Shtetit. Për Ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, këto automjete të reja do të jenë ndihmë e madhe për blutë dhe do të ulin kostot. Këto makina janë dhuruar nga OSHEE për policinë, dhe ky është një projekt pilot ku fillmisht është përfshirë Policia e Tiranës dhe më pas do të shtrihet në të gjitha drejtoritë në rrethe. Tv Klan