21:21 20/01/2014Ishte një fjalim i ngjeshur me statistika, sfida, arritje të policisë sot dhe dështime të policisë dje ai i Artan Ditit, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, aq sa Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, iu kujtua koha e komunizmit.Në fjalën e tij, Ministri Tahiri nuk evitoi kritikat dhe sulmet ndaj uniformave blu, pavarësisht se tashmë është në krye të dikasterit të rendit.Mediat kritike e kanë bezdisur këto kohë Tahirin dhe një pjesë të fjalimit ia kushtoi kritikave për gafat e policisë rrugore në vendosjen e gjobave.Por me ose pa media kritike, faktet flasin vetë. Në kohën kur ministri fliste për barazi kundrejt ligjit, jashtë hotelit ku zhvillohej analiza vjetore e policisë së shtetit, makinat e drejtuesve të policisë së qarqeve dhe të kryeqytetit, jo vetëm që ishin parkuar në vende të ndaluara, por pengonin edhe qarkullimin normal të qytetarëve.