Tahiri: Duam një Shqipëri ku qytetarët japin llogari


Tahiri: Duam një Shqipëri ku qytetarët japin llogari

19:54 03/02/2017 https://youtu.be/ek1vcvOYYcc

Ministri i Brendshëm, Ministri Tahiri në një takim me pushtetin vendor në Durrës tek Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ shpjegoi procesin e regjistrimit të popullsisë, por nuk la pas as akuzat politike. Nisur nga deklarata dhe akuzat e fundit nga PD dhe LSI në drejtim të policisë së shtetit, Tahiri u shpreh se duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për cfarë bëjnë jo cfarë flasin.

Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe errësirë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me këtë. Duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për çfarë bëjnë jo ëfarë flasin”.

Ministri Tahiri foli edhe për rëndësinë që ka regjistrimi i adresave, i cili, sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët dhe të mos ketë qytetarë që iu mungon emri në listat e votimit.

Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Lutje për gjithë qytetarët, të deklarojnë adresën permanente. Nëse nuk e deklarojnë adresën do ta bëjë shteti me penalitet”.

Sipas Ministrit, mungesa e një adrese të saktë, po përdoret nga gjykatat për vjedhjen e pronës së tyre, duke ia deleguar kriminelëve dhe bandave kriminale, pasi gjykatat justifikohen me mungesën e adsresës së saktë të palëve në procese.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme