Taj Mahal “ndryshon” ngjyrë
Alarm për gjendjen e Taj Mahal. Mauzoleumi i famshëm në mbarë botën si simbol i dashurisë po ndryshon ngjyrë si pasojë e ndotjes. Kështu bardhësia e mermerit të epokës Mughal po transformohet në të verdhë, me njolla të mëdha ngjyrë kafe dhe të zeza.
Shkaqet janë ndotja e ajrit, lagështira, insektet dhe jashtëqitjet e shpendëve. Gjendja paraqitet kaq shqetësuese saqë ka reaguar edhe Gjykata e Lartë e vendit e cila i ka kërkuar qeverisë të marrë masa brenda një javë për kurimin dhe mirëmbajtjen e veprës së artiti, që është edhe monument i trashëgimisë së UNESCO-s.
Qeveria prej disa muajsh kishte mbyllur edhe disa fabrika të cilat operonin në afërsi të Taj Mahal dhe ka vendosur një limit për numrin e vizitorëve, të cilat tani nuk duhet të jenë më shumë se 40 mijë në ditë. Taj Mahal u ndërtua në Agra të vitit 1632 nga perandori Shah Jahan në kujtim të bashkëshortes së tij që humbi jetën gjatë lindjes së fëmijës.
Klan Plus