Tajfuni “Fanfon” godet Filipinet


Tajfuni “Fanfon” godet Filipinet

12:37 26/12/2019

16 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Këto janë pasojat shkatërrimtare të tajfunit “Fanfon”, që goditi ishujt qëndrorë të arqipelagut të Filipineve, ditën e Krishtlindjeve.

Aktualisht flitet për të paktën 16 viktima e dhjetëra të zhdukur. Zonat më të goditura janë qytezat Borakaj dhe Koron, një destinacion tepër i preferuar i turistëve të huaj. Shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në këto zona pasi puna në portet dhe aeroportet e zonës është përkohësisht e pezulluar.

Tajfuni “Fanfon” goditi Filipinet me një shpejtësi të lartë erërash prej mbi 140 kilometrash në orë. Për pasojë edhe dëmet materiale ishin të mëdha.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa vorbulla e fuqishme e ajrit po i drejtohet vendeve të Azisë Juglindore.

Të njëjtën linjë ndoqi edhe tajfuni shkatërrimtar i 6 viteve më parë Haijan që shkaktoi mbi 6 mijë viktima e dëme materiale prej rreth 3 miliardë Dollarësh.

Tv Klan






Të ngjashme