Tajfuni paralizon Tajvanin
Stuhi të forta ere, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje…
Jeta ka ngecur në vend, ndërsa era ka fryrë me shpejtësi 216 km/orë, duke rrëzuar rrjetin elektrik, pemë, mjetet e transportit dhe dhjetëra shtëpi.
Këto janë pasojat e tajfunit Meranti, që ka goditur Tajvanin ditët e fundit.
Ndërsa nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, autoritet kanë marrë masat për të shmangur pasojat. Deri tani janë evakuuar rreth 1500 persona, ndërsa shërbimi hekurudhor, ai portual dhe fluturimet ajrore, përfshirë ato ndërkombetare janë anuluar.
Tajfuni Meranti pritet të arrijë forcën e tij me të madhe në të gdhirë të së enjtes, kohë kur do të godasë provincat jugore të Kinës. Mediat kineze thanë se ky do të jetë tajfuni më i fortë që nga viti 1969.
Në vitin 2009, tajfuni Morakot solli shkatërrime të mëdha në jug të Taivanit duke lënë të vdekur 700 persona.
Tv Klan