“Tajvani nuk është pjesë e Kinës”, vjen kërcënimi nga Pekini


“Tajvani nuk është pjesë e Kinës”, vjen kërcënimi nga Pekini

14:38 13/11/2020

Pas deklaratës nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo se “Tajvani nuk është një pjesë e Kinës”,  ka ardhur reagimi nga Kina.

Duke folur në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, ka thënë se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës dhe se Pompeo po dëmtonte më shumë lidhjet mes tyre.

“Ne i themi solemnisht Pompeo dhe të ngjashmëve me të, se çdo sjellje që minon interesat thelbësore të Kinës dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës do të takohet me një kundërsulm të vendosur nga Kina”, ka deklaruar zëdhënësi, pa hyrë në detaje të tjera.

Kina e quan Tajvanin çështjen më të ndjeshme dhe të rëndësishme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe është zemëruar nga mbështetja e shtuar e administratës Trump për ishullin e pretenduar nga kinezët, por të qeverisur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë që, Kina ka vendosur sanksione ndaj kompanive amerikane që shesin armë në Tajvan dhe ngriti në fluturim avionë luftarakë pranë ishullit kur zyrtarë të lartë amerikanë vizituan Taipei-n këtë vit./tvklan.al






Të ngjashme