Takimet elektorale në Peqin të Partisë Socialiste dhe të Djathtës së Bashkuar (21 Shtator 2000)


Takimet elektorale në Peqin të Partisë Socialiste dhe të Djathtës së Bashkuar (21 Shtator 2000)

12:04 21/09/2000

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ka kërkuar në një miting elekoral, votën e banorëve të Peqinit. Partia Socialiste theksoi ai do t’i sigurojë Peqinit ujë, drita, rrugë dhe institucione kulturore. Ndërsa kandidati socialist Skënder Lubani, kërkoi nga banorët e Peqinit që të zgjedhin kryetar bashkie njeriun e punës. Më pas sekretari i përgjithshëm ka vajtur në Rrogozhinë ku mesazhi i tij ishte paqe dhe fitore për Partinë Socialiste.

Kandidati socialist Xhavit Halili i ka kërkuar banorëve të Rrogozhinës që të votojnë për Partinë Socialiste në mënyrë që partia t’i shërbejë qytetarëve.

E Djathta e Bashkuar Shqiptare, dega Kavajë ditën e martë pasdite zhvilloi takimin për prezantimin e kandidatit të saj për kryetar bashkie për Kavajën, Idajet Dedej. Takimin e hapi kryetari i degës së kësaj partie Fatbardh Pushi. Në fjalën e tij ai nënvizoi se kandidati ynë për kryetar partie është më i miri ndër më të mirët, më i afti ndër më të aftët dhe më i ndershmi ndër më të ndershmit.

Kandidati Dedej premtoi se Kavaja do të emancipohet dhe do të ridimensionohet me të gjitha vlerat dhe traditat e saj./tvklan.al






Të ngjashme