Takimet Thaçi-Gjinushi (22 Maj 1999)


Takimet Thaçi-Gjinushi (22 Maj 1999)

15:47 22/05/1999

Asnjë sinjal pozitiv nuk ka dhënë Ibrahim Rugova në përgjigje të ftesës publike të Kryeministrit kosovar Hashim Thaçi për t’u takuar në Tiranë. Thaçi është pritur sot nga Kryeparlamentari Gjinushi, Nënkryetari i Parlamentit Dokle dhe Kryetari i Komisionit të Jashtëm Sabri Godo.

Gjinushi ka nënvizuar rolin e UÇK-së në drejtimin e luftës dhe për unifikimin e faktorit shqiptar në bazë të marrëveshjes së Rambujesë. Thaçi nuk ka pranuar të riformulojë Qeverinë e tij por ka përsëritur ftesën ndaj Rugovës të plotësojë vendet e përcaktuara në Qeverinë e tij./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme