Takimi Angjeli – Pasakantando dhe ndihma nga donatorët për energjinë elektrike (9 Nëntor 2000)
Në Ministrinë e Financave u mundësua takimi mes Anastas Angjeli, ministër i Financave dhe zotit Franco Pasakantando, drejtor ekzekutiv në bordin e Bankës Botërore i cili mbulon Shqipërinë. Në këtë takim u shkëmbyen takime rreth situatës makroekonomike dhe asaj financiare të Shqipërisë, zbatimin strukturore dhe reformave institucionale në kuadrin e marrëdhënieve që vendi ynë ka në marrëdhënie me Bankën Botërore dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Në mënyrë të veçantë, zoti Angjeli informoi zotin Pasakantando mbi gjendjen energjetike të vendit tonë, të KESH-it dhe masat kryesore të marra nga qeveria dhe kërkoi në këtë drejtim mbështetje në zgjidhjen përfundimtare të mbetura pezull në kuadrin e projekteve të KESH-it që financohet nga Banka Botërore dhe së dyti zgjidhjen emergjente të situatës elektroenergjetike e cila kërkon dhe një mbështetje të fuqishme dhe emergjente nga të gjithë donatorët.
Ministri i Financave Angjeli theksoi se mbështetja nga donatorët për kapërcimin e situatës elektroenergjetike të krijuar do të ndihmojë për një ndikim sa më minimal të saj në zhvillimet ekonomike në vend./tvklan.al