Takimi Basha – Trump, Berisha: Moment historik për Shqipërinë
Takimin mes Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, ish – Kryeministri Sali Berisha e konsideron një moment historik për Shqipërinë e shqiptarët.
“Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët! Lulzim Basha, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi Kryetar i Opozitës së Bashkuar takon Presidentin e SHBA, Donald Trump!”,
shkruan Berisha në një reagim të tijin në rrjetet sociale.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në SHBA, Basha pati një takim Presidentin Trump, takim të cilin kreu i PD e cilësoi si “të jashtëzakonshëm”./tvklan.al