Takimi Berisha – Nano
Opinion-Kryeministri i vendit, njëkohësisht edhe kreu i Partisë Demokratike është vënë përballë një paneli analistësh në emisionin “Opinion” për të folur mbi zhvillimet më të fundit politike dhe për t’u fokusuar kryesisht në takimin surprizë të javës së kaluar me rivalin e tij ish-kryeministrin Fatos Nano.
Takimi mes tyre ka dominuar vëmendjen mediatike në 7 ditët e fundit dhe për të diskutuar më tepër detaje rreth tij ishin në studio analistët Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mentor Nazarko dhe Andi Bejtja.
Gjatë emisionit Berisha u shpreh se motivi i takimit me Nanon ishte zgjidhja e problemit të
“Motivi i takimit me Nanon ishte zgjidhja e problemit më thelbësor të ekzistencës së një demokracie, të shoqërisë së lirë, e të drejtës së votimit të qytetarët shqiptar, e cila edhe 15 vite pas rënies së murit të Berlinit vihej totalisht në dyshim dhe merrej peng nga pasardhësi i Nanos. Kam përjetuar një vit të veçantë në jetën time politike, një vit në të cilin kam qeverisur pas një eksperience të mëparshme, por pa opozitë. Ky konstatim nuk ka qenë vetëm i imi, por i ndërkombëtareve dhe analistëve. Propozimi që bëri pasardhësi i Nonos dhe që e përsëriti disa herë në mënyrë të pakonceptueshme për shtyrjen e zgjedhjeve është e pakonceptueshme. Mbi këtë bazë ai ndërtoi çdo gjë. Qëllimi im ishte për të shpëtuar mekanizmin e votës dhe për të parandaluar radikalizmin e bazës socialiste që duke dëgjuar Ramën mund të mendonte se po na shkel. Shteti ligjor pa votën e lirë vdes. Në takimin me Nano kemi biseduar vetëm për gjërat që janë shkruar në deklaratë, asgjë më shumë. Ka pasur një dakortësi për deklaratën që kemi bërë, e cila nuk është marrëveshje. Nanon në takim e kam ftuar unë dhe jo ai mua. Më takonte mua si kryeministër për të gjetur zgjedhje”, tha Berisha./tvklan.al
Të ftuar: Sali Berisha, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mentor Nazarko dhe Andi Bejtja.