Takimi Çeço – Poçi, kartat e votimit – (9 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Brenda këtij viti çdo shqiptar do të ketë kartën e votimit, kartën e identitetit dhe pasaportat e reja ndërkombëtare. Në takimin e organizuar sot në zyrate e parlamentit zëvendës kryeministrja Çeço dhe Ministri i Rendit Poçi vunë në dukje se karta e votuesit nuk shërben për kartë identiteti.
Gjatë muajit Qershor do të bëhet rregjistrimi derë më derë i shtetasve në bazë të rregjistrave të gjendjes civile. Të dhënat do të rregjistrohen për të plotësuar rregjistrin kombëtar të shtetasve. Në kartat e identitetit të votimit dhe pasaportat e reja ndërkombëtare, shenja sigurie do të jenë kodi personal dhe shenja e dorës të shtetasve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame