Takimi Dokle – Topalli, dialogu pozitë-opozitë – (21 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Larg objektivave të kamerave, nënkryetarët e parlamentit Dokle e Topalli, kanë pirë një kafe së bashku në të mirë të dialogut pozitë-opozitë. Me zyrat përball njëra-tjetrës Dokle e Topalli, nuk janë shquar për konflikte, por për fqinjësi të mirë. Pas takimit Dokle nuk i ka shpëtuar kamerës të TV Klan, ndërsa Topalli ka shpejtuar hapat drejt selisë blu.
Namik Dokle:- “S’kemi bërë ndonjë marrëveshje, s’kemi diskutuar, s’kemi pasur ndonjë kafe të veçantë, por ne respektojmë njëri-tjetrin si kolegë dhe pimë kafe vazhdimisht”.
Gazetari:- Besoni në takimin Nano-Berisha?
Namik Dokle:- “Besoj në çdo vullnet të politikanëve, për të bashkëbiseduar, për të zgjidhur çështjet që janë në diskutim”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame