Takimi i 4 ministrave të brendshëm rajonal, lufta kundër trafiqeve – (1 Mars 2001)


Takimi i 4 ministrave të brendshëm rajonal, lufta kundër trafiqeve – (1 Mars 2001)

16:08 01/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ngritja dhe funksionimi i luftës rajonale të luftës kundër trafiqeve në qytetin e Vlorës është diskutuar nga ministrat e rendit të katër vendeve. Ilir Gjoni i Shqipërisë, italiani Bianco, greku Kristokidis dhe gjermani Shili. Ministrat kanë diskutuar në Tiranë, mbi modalitetet e këtij projekti të konsideruar të domosdoshëm dhe si një shprehje konkrete e bashkëpunimit në luftën kundër trafikut.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference të përbashkët shtypi. Bianco shtoi rëndësinë e këtij projekti, duke theksuar edhe interesin e vendeve të Bashkimit Europian. Ndërsa ministri gjerman Shili, nënvizoi edhe arritjet në fushën e rendit, që pritet të shkojnë përpara me ngritjen e qendrës rajonale./tvklan.al






Të ngjashme