Takimi i Fatos Nanos me simpatizantët e PS që ngjalli debate brenda partisë


Takimi i Fatos Nanos me simpatizantët e PS që ngjalli debate brenda partisë

Autori: Blendi Fevziu

23:00 29/06/1999

Takimi i Fatos Nanos me simpatizantë të Partisë Socialiste përpara Kongresit të tretë të PS ngjalli shumë debate dhe diskutime në nivele të ndryshme politike, por kryesisht brenda PS.

Lëvizja e tij është cilësuar si një konfirmim i rivënies së kandidaturës së tij për postin e kreut të PS dhe si lëvizje për të radikaluzuar situatën brenda partisë. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu më 1999, ish-kreu i PS dhe ish-kryeministri Fatos Nano sqaroi se takimi në Vlorë ishte një kërkesë për të reflektuar mbi punën që ishte bërë.

“Më datë 29 Qershor vetëm në Vlorë mund të shkohet sepse është një qytet simbol i historisë më të vjetër, por edhe historisë së re. Për më tepë Vlora dhe qytetarët e saj janë të lidhur me fitoren e koalicionit aktual në zgjedhjet e 29 Qershorit 1997. Iu përgjigja një ftese për të reflektuar mbi atë se çfarë është bërë në këto dy vite dhe për të gjetur mundësi komunikimi që çlirojnë energji të reja në gjirin e partisë që do t’i shërbenin përballimit të kërkesave të qytetarëve. Socialistët po kërkojnë të mblidhen dhe të votojnë dhe po ndjej që ka shumë njerëz që janë të etur për të filluar një debat politik në gjirin e partisë që lidhet edhe me kongresin e tretë që do të mbahet 2-3 muajt e ardhshëm. Jam i interesuar për të bërë një kthesë në Shqipëri sepse është edhe kërkesa e qytetarëve”, tha Nano./tvklan.al






Të ngjashme