Takimi i grupit BE-Shqipëri për nënshkrimin e MSA – (6 Prill 2001)


Takimi i grupit BE-Shqipëri për nënshkrimin e MSA – (6 Prill 2001)

20:01 06/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Takimi i dytë i grupit të drejtuesve të nivelit të lartë, Bashkimi Europian – Shqipëri, në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në BE, ka analizuar me hollësi zhvillimet në vend dhe përparimet e bëra që nga mbledhja e fundit. Gjatë gjithë seancës janë parashtruar ecurit në fusha të ndryshme. Në përfundim zëvendës drejtorja e marrëdhënieve me jashtë në BE Ketrin Day, ka dalë përpara gazetarëve.

Administrata shqiptare, tha ajo, është shumë e angazhuar për të çuar përpara procesin e Asocimit në BE. Gjithashtu ajo vlerësoi luftën kundër korrupsionit, që ka ndërmarrë qeveria. Sipas saj, mbledhja ishte konstruktive, por procesi është shumë kompleks dhe do të vazhdojë gjatë. Në Maj do të zhvillohet në Bruksel mbledhja e tretë e këtij niveli, e më pas do të hartohet raporti për Shqipërinë, në bazë të të cilit do të vlerësohet nënshkrimi i marrëveshjes së Asocimit në BE./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme