Takimi i industrialistëve dhe investitorëve në Shqipëri – (12 Prill 2001)


Takimi i industrialistëve dhe investitorëve në Shqipëri – (12 Prill 2001)

22:13 12/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkimi i industrialistëve dhe investitorëve në Shqipëri, nuk bie dakord me vendimin e dalë nga Ministria e Financave. Vendim që sipas tyre bie ndesh me rregullat mbi funksionimin e ekonomisë së tregut. Kështu sipas tyre, biznesit i caktohen norma fitimi fikse nga organet tatimore. Projektvendimi është për llogaritjen dhe publikimin e çmimit të tregut dhe normës mesatare të fitimit, për degët apo lloje të ndryshme veprimtarish.

Sipas industrialistëve miratimi i këtij projektvendimi çon në centralizimin e ekonomisë dhe ndërhyrjen e shtetit ndaj biznesit privat. Çmimet dhe normat e fitimit duhet të vendosen nga organet e pavarura dhe jo nga INSTAT dhe Ministria e Financave. Ky draft për industrialistët e bënë biznesin të paparashikuar dhe eleminon faktorët e konkurrencës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme