Takimi i liderëve të rajonit, Rama: Ditë e mirë për më shumë ekonomi


Takimi i liderëve të rajonit, Rama: Ditë e mirë për më shumë ekonomi

17:18 26/08/2017

Pas takimit joformal me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Durrës, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të mirë pune që do të mundësojë ekonomi më të mirë dhe më shumë vende pune.

Në një status në facebook, Rama shkruan se bashkëpunimi rajonal do të bëjë që integrimi evropian të ndodhë më shpejt.

 “Ditë e mirë pune për rajonin e për Shqipërinë. Qoftë me bashkëpunimin rajonal qoftë me integrimin europian, do të ecim më shpejt. Për më shumë ekonomi dhe punësim. Për #ShqipërinëqëDuam”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

/tvklan.al






Të ngjashme