Takimi i OSBE me gazetarët shqiptarë (19 Korrik 2000)
Zbatimi i të drejtave dhe lirisë së mediave në Shqipëri, ka qenë në qendër të tavolinës së rrumbullakët të organizuar nga OSBE me drejtues të radiotelevizioneve, gazetave dhe agjencive shqiptare. Debati është drejtuar nga numri 1 i medias së OSBE-së. A është apo jo e lirë media shqiptare, taksat ndaj saj licensimin e televizioneve private, raportet e gazetarëve me shtetin dhe me ligjin e të tjerë, kanë qenë çeshtjet më të diskutueshme të tryezës së sotme.
Të gjitha këto janë parë në raport me ligjin për median në Shqipëri dhe kodin e etikës të gazetarit. Në përfundim të këtij takimi dy nga konkluzionet më të rëndësishme kanë qenë se media shqiptare vuan nga mungesa e identitetit dhe kriza financiare./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego