Takimi i përfaqësuesve të Partive të vogla (5 Gusht 1999)


Takimi i përfaqësuesve të Partive të vogla (5 Gusht 1999)

12:43 05/08/1999

Partitë e vogla të spektrit të majtë e të djathtë kanë protestuar ndaj dy partive të mëdha. 13 parti politike shqiptare janë ulur sot në një tryezë të përbashkët për t’i thënë Jo presionit të PS-së dhe asaj Demokratike. Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Vasil Melo i cili është dhe iniciuesi i tryezës u shpreh se nga ky presion ne rrezikojmë të kthehemi në një shtojcë të tyre, të humbasim identitetin dhe imazhin e forcave politike që përfaqësojmë.

Liderët e këtyre partive kanë nënvizuar se pavarësisht nga pozicionimi i tyre politik ka një sërë problemesh që na afrojnë me njëra -tjetrën. Ata kanë kërkuar më shumë para për partitë e tyre duke kontestuar ligjin për partitë politike. Sipas tyre subvencioni që që merr Partia Socialiste dhe Demokratike nga shteti krahasuar me atë të partive të vogla, është kolosal.

Ne kërkojmë nënvizuan drejtuesit e këtyre partive riformulimin e këtij ligji për mjet kalimin në Parlament që tu japë dhe atyre mundësinë që të marrin frymë dhe të zhvillojnë veprimtaritë normale në hapësirën politike të vendit. Ata kanë kërkuar dhe mosdeformimin e ligjit elektoral të miratuar në Kushtetutë që edhe partive të vogla tu japë më shumë mundësi.

Kështu ka përfunduar tryeza e sotme të partive të vogla shqiptare e cila do të pasohet nga të tjera. Kjo sipas liderve të tyre do të sjellë më shumë afirmim politik./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme