Takimi i Rambujesë – (19 Shkurt 1999)


Takimi i Rambujesë – (19 Shkurt 1999)

22:30 19/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Re lufte mbi Jugosllavi 17 orë para përfundimit të takimit të Rambujesë. Deri tani asnjë marrveshje nuk është arritur në kështjellën e Rambujesë midis serbëve dhe shqiptarëve. Ndërkohë presidenti Millosheviç i ka thënë sot ambasadorit amerikan Hill, se Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova edhe pse mund të bombardohet.

Sekretarja amerikane e shtetit Ollbrajt mbrriti sot në mengjes në kështjellë për tju bërë të qartë palëve se nëse nuk arrijnë një marrveshje avionëve të Natos nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të hedhin bomba mbi Serbi.

Mos arritja e marrëveshjes në Rambuje ka ndeshur në dy kundërshti. Atë të serbisë për forcat paqeruajtëse në Kosovë dhe atë të UÇK-së për mos dorëzimin e armëve nëse Nato nuk dërgon forca.

Në Rambuje sot mbrriti dhe ministri i Jashtëm Robin Kuk. Po sotë mbrriti në kështjell edhe presidenti serb Milutinoviç, i cili tha se është shumë optimist për arritjen e një marrëveshje./tvklan.al






Të ngjashme