Takimi Limpreht-Hajdaraga (21 Shtator 1999)


Takimi Limpreht-Hajdaraga (21 Shtator 1999)

13:34 21/09/1999

Ushtria Shqiptare po përshtatet gjithnjë e më shumë me parametrat Perëndimore. Ky është konstatimi i Ambasadorit Amerikan Limpreht gjatë inspektimit të sotëm të regjimentit të mbrojtjes civile të Republikës në periferi të Tiranës. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga, Ambasadori është njohur me kushtet e banimit dhe të stërvitjes me kërkesat për ndihma në bazë materiale të këtij regjimenti.

Reparti i MCR-së i ka mbijetuar trazirave të vitit 1997 ndërkohë që në tre muajt e fundit të krizës kosovare ka treguar shpirtin humanitar të sakrificave të ushtarëve shqiptarë. Krahas transportit te te ardhurve nga Kosova, efektivat e MCR-se kane ndihmuar ne ngritjen e kampingjeve, spitaleve fushore dhe ne mbajtjen ne gadishmeri te vendstrehimeve.

Teksa ka parë automjetet dhe paijset ushtarake të mirëmbajtura edhe pse që nga viti 1987 nuk kishin ardhur të reja ambasadori ka premtuar ndihmën amerikane dhe në këtë drejtim. Pasi ka vizituar vendet e qëndrimit të MCRS-së ka shkëmbyer mendime me drejtuesit e këtj regjimenti. Duke u ndalur në aksionet e çminimit në zonat verilindore Ministri Hajdaraga theksoi se sipërfaqja e minuar prej 120 hektarë toke përbën vështirësi për lëvizjen e banorëve të këtyre zonave.

Sipas tij janë shënuar zonat e minuara por janë të domosdosme shtimi i pajisjeve. Shtimi i profesionalizmit ne keto efektiva do shoqerohet me shtimin e fondeve per kushte me te mira ka perfunduar Hajdaraga./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme