Takimi Majko-Engëll (3 Shtator 1999)
Elios Engëll kongresmeni amerikan ka thyer më në fund akullin mes Shqipërisë dhe SHBa-së i krijuar nga anullimi i vizitave të personaliteteve amerikane. Në takimin e pasdites me Kryeministrin Majko, kongresmeni shqiptaro-amerikan Eliot Engëll, ka ofruar bashkëpunimin e Këshillit Kombëtar shqiparo-amerikan në nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe mbështetje politike.
Majko ka vlerësuar si prioritare marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shprehur interesin për investime amerikane në miniera, energjitikë dhe transporte.
Engell shoqërohet në këtë vizitë nga biznesmenët shqiptaro-amerikane Antonio Athanas dhe Ekrem Bardha. Pas takimit me Majkon ata kanë shtruar një darkë në Bar-Restorant “Piaca” për politikanët shqiptarë ku kanë qënë të pranishëm Majko e Pollo, por kanë munguar Nano dhe Berisha. Engell më pas do të vizitojë Maqedoninë dhe Kosovën./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame