Takimi Majko-Ollbrajt për çeshtjen e Kosovës (2 Shkurt 1999)
Shefja e diplomacisë amerikane Medlin Ollbrajt i ka kërkuar Kryeministrit Majko të bindë udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, përfshirë UÇK-në që të marrë pjesë në bisedimet shqiptaro-serbe që do të zhvillohen pas disa ditësh në Rambuje. Presioni amerikan vjen menjëherë pas refuzimit të udhëheqësit politik të UÇK-së, Adem Demaçi për të marrë pjesë në këto bisedime.
Ollbrajt ka theksuar se ky është shansi historik për shqiptarët e Kosovës për të krijuar mundësinë e vetëqeverisjes në një të ardhme të afërt. Ollbrajt i ka kërkuar Majkos të vazhdojë luftën ndaj korrupsionit dhe për rivendosjen e Rendit Publik dhe shpreson që Partia Demokratike t’i japë fund bojkotit ndaj Parlamentit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame