Takimi Meidani-Ahrens – (28 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Numri një i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens ka zhvilluar në mesditë një takim me kreun e shtetit shqiptar Rexhep Meidani. Presidenti Meidani ka vlerësuar rolin e zyrave të OSBE-së në Tiranë dhe në Kosovë, në qëndrimet e tyre objektive ndaj zhvillimeve politike duke dhënë propozime konkrete autoriteteve zyrtare.
Në Kosovë duhet të shuhen tensionet etnike theksoi Mejdani, ndërkohë që Shqipëria synon të zhvilloj raporte konkrete me Malin e Zi. Miratimi i Kushtetutës së re tha Meidani, përbën një arsye të rëndësishme mbi bazën e së cilës po konsolidohen institucionet demokratike.
Shqipëria po përgatitet të luaj rolin e saj në kuadër të Paktit të Stabilitetit në rajon. Numri një i OSBE-së Ahrens ka theksuar pozicionin e ekulibruar që ka mbajtur presidenti Meidani si dhe aktivitetin e KLD në sigurimin e pavarësisë në gjyqësorin shqiptar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame