Takimi Meta-Matlary (17 Shtator 1999)


Takimi Meta-Matlary (17 Shtator 1999)

11:16 17/09/1999

Sekretarja e Shtetit ne Ministrinë e Jashtme Norvegjeze, Matlari, ka shkelur sot për herë të parë tokën shqiptare. Në takimin me Zëvëndës Kryeministrin Ilir Meta, ajo ka premtuar shumën prej 2.3 milion dollarësh ndihmë financiare për buxhetin e shtetit shqiptar.

Norvegjia synon investime në fushën e energjisë, ndihmë për biznesin privat. Pakti stabilitetit u theksua në takim ndikon në forcimin e stabilitetit ekonomik, politik dhe të sigurisë në Rajon. Zonja Matlari është takuar dhe me Zëvëndës Ministrin e Jashtëm Pëllumb Xhufi dhe nesër do takojë Kryediplomatin shqiptar Paskal Milo dhe do të vizitojë Muzeun e Krujës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme