Takimi Millosheviç – Krist Hill për dialogun Kosovë -Serbi (02 Gusht 1998)
Afrohet shpresa për dialogun Shqiptaro-Serb. Pas muajsh të përgjakshëm ka qënë vetë presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç ai që u ka bërë të ditur Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ai dëshiron që bisedimet me përfaqësuesit etnikë të shqiptarëve në Kosovë të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në një deklaratë të bërë pas takimit të udhëheqësit jugosllav me të dërguarin e posatçëm amerikan për Kosovën Krist Hill, Millosheviç tha se problemet e Kosovës duhet të zgjidhen me mjete politike. Dialogu midis shtetit dhe një delegacioni të përfaqësuesve politikë shqiptarë të Kosovës duhet të fillojë pa vonesë. Millosheviç ka shprehur besimin se udhëheqësit shqiptarë etnik në Kosovë mund të arrijnë shpejt marrëveshje lidhur me delegacionin që do të takohet me zyrtarët jugosllavë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori