Takimi Milo-Thaçi dhe qeveria e re e Kosovës (7 Mars 1999)
Të vendosim të gjithë së bashku për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë. Kështu është shprehur sot Hashin Thaçi, i cili do të drejtojë Qeverinë e Re të Kosovës në takimin e sotëm me Ministrin e Jashtëm Shqiptar Paskal Milo.
Populli i Kosovës vazhdoi ai ka qënë dhe është i vendosur për të bashkëpunuar me shtetin amë, prandaj kemi ardhur që të marrim mendime të përbashkëta me Qeverinë Shqiptare. Ministri Milo ka shprehur mbështetjen e fuqishme të diplomacisë shqiptare për të arritur aspiratën e madhe të popullit kosovar./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego