Takimi Nano-Limpreht – (12 Tetor 1999)


Takimi Nano-Limpreht – (12 Tetor 1999)

14:46 12/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

SHBA nuk mbështesin qeveri me emra të përveçëm në Shqipëri por institucionet demokratike dhe legjitime të dala nga vota e lirë. Kështu ka deklaruar sot kryetari socialist Fatos Nano pas takimit me Ambasadorin Amerikan Josef Limpreht në zyrën e tij në sëlinë rozë.

Raportet e Fatos Nanos me Shtetet e Bashkuara ka qenë pika ku ai është sulmuar më shumë nga kundërshtarët e tij gjatë fushatë për kryetar të PS. Kjo çështje është prekur edhe sot gjatë takimit me kryediplomatin amerikan në Shqipëri.

Fatos Nano, kryetar i PS:- “Zoti Ambasador normalisht rishprehu atë që është bërë vazhdimisht e njohur nga Qeveria Amerikane dhe nga përfaqësuesit e saj në Shqipëri ashtu si dhe nga qeveri të tjera, që ata janë të interesuar për stabilitetin dhe përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri, që ata nuk mbështesin qeveri me emra të veçantë, dhe në këtë kuadër normalisht ai me uroi edhe rikthimin duke ju përgjigjur në mënyrë fare të qetë ndonjë opinioni që mund të jetë në sensibilitetin tuaj po në sensibilitetin e përfaqësuesve amerikanë nuk ekziston, lidhur me qëndrime që spekulohet kanë qenë të ndryshme ndaj qeverive të ndryshme të këtij koalicioni pas 29 Qershorit në Shqipëri”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme