Takimi Nano me Skalione – (17 Tetor 1999)


Takimi Nano me Skalione – (17 Tetor 1999)

22:25 17/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Personalitete të njohura të politikës dhe biznesit amerikan kanë nisur të riaktivizojnë marrdhëniet e tyre me drejtuesit e institucioneve dhe partive politike shqiptare. Domenik Skalione, presidenti i fondit shqiptaro-amerikan ka zhvilluar sot bisedime në selinë e PS me kryetarin Fatos Nano. Biznesmenët amerikanë kanë shprehur interesin për të investuar jo vetëm në telekomunikacion, sektorin bankar, energjitikë, por edhe në infrastrukturën shqiptare. Pas takimit presidenti i fondit shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve Domenik Skalione, u shpreh:

Domenik Skalione:- “Origjina ime italiane më lidh më tepër me Shqipërinë. Ne duhet të luftojmë së bashku kundër korrupsionit, për vendosjen e rendit publik në mënyrë që investitorët amerikanë të ndihen të sigurt në Shqipëri”.

Ndërkohë kryesocialisti Fatos Nano u Shpreh:

Fatos Nano, kryetar i PS:- “Partnerët amerikanë kërkuan informacion dhe krijuan bindje për qëndrushmërinë dhe angazhimet e qeverisë së koalicionit aktual dhe për mbështetjen reale që partia kryesore e koalicionit do ti sigurojë kësaj qeverie për të siguruar efekte të dukshme, në fushën e rendit publik, në fushën e luftës kundër korrupsionit, në nxitjen e reformave të tregut financiar etj, që do të sjelli më shumë garanci për investitorët amerikan dhe shqiptaro-amerikan”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme