Takimi Nano-Meta (14 Tetor 1999)
Është pak t’i ofrosh Ilir Metës postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste. Kjo është deklarata e Kryetarit të PS-së Fatos Nano pas 90 minutash takimi me numrin 1 të FRESH dhe Zëvëndës Kryeministrin Ilir Meta. Në takim është folur për pretendimin e FRESH-it ndaj numërimit të votave në Kongres për Komitetin e Përgjithshëm Drejtues.
Ilir Meta: Më konkretisht zoti Nano shprehu vullnetin për tu mirëkuptuar dhe për të zhvilluar një partneritet me FRESH-in në të ardhmen dhe pas verifikimit të disa shqetësimeve që ne kemi bërë publike. Unë thashë ishte një lloj si 26 Maji megjithatë nëse kjo është e vërtetë mbetet për tu verifikuar.
Kryetari Nano pas takimit me zëvëndëskryemintrin Meta tha:
Fatos Nano: Thashë që kjo edhe në optikën e zotit Meta është e kapërcyer dhe të gjithë së bashku presim që paqartësi eventuale lidhur me këtë gjë. Nuk diskutohet që Kongresi nuk përsëriti asnjë 26 Maj. Ne nuk dimë t’i bëjmë ato që bën Berisha, përfundimisht, dimë të mbrohemi nga ato që bën Berisha ose gjithkush që do të përpiqet ta imitonte, është e kapërcyer pra dhe verifikimin e çdo paqartësie do ta bëjmë në rrugë institucionale.
Gazetari: Është folur për një ftesë nga ana juaj për zotin Meta për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. A diskutuat sot me zotin Meta?
Fatos Nano: Është pak për të folur për ftesa preçize dhe nominale, sepse po flitet për gjëra shumë më serioze për një ftesë të hapur për të gjithë për të ndërtuar një skemë të forcimit të mbështetjes politike të partisë për qeverinë dhe të rritjes e forcës qeverisëse të saj nëpërmjet formacionit qeveritar që do ishin dy gjysma të së tërës.
Pas takimeve intensive me diplomatë të huaj, Kryesocialistit Nano i ka mbërritur ftesa për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste në Paris forum në të cilën socialistët shqiptarë synojnë të anëtarësohen me të drejta të plota./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame