Takimi Nano – Meta, kandidaturat e koalicionit për zgjedhjet lokale – (28 Korrik 2000)


Takimi Nano – Meta, kandidaturat e koalicionit për zgjedhjet lokale – (28 Korrik 2000)

21:03 28/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta ka takuar sot në mesditë, në selinë e partisë kryesocialistin Fatos Nano. Takimi mes kreut të qeverisë dhe atij të partisë, ka pasur në qendër kandidaturat e koalicionit Aleanca për Shtetin, në zgjedhjet lokale sidomos për Bashkinë e Tiranës.  

Socialistët e Tiranës janë në përfundim të mbledhjeve të këshillave zonale, ku  shumicën e votave për kryebashkiakun e kryeqytetit e kanë përfituar Pandeli Majko, Edi Rama e Taulant Dedja. Sipas kryesocialistit të kryeqytetit Ulqini, të dielën Komiteti Drejtues Socislist për Tiranën voton tre kandidaturat.

Musa Ulqini:- “Ditën e diel, ne do të shpallim përfundimisht, do të miratojmë në kryesinë dhe në Komitetin Drejtues të PS, listën me kandidatë të cilët do të kandidojnë për postin e kryetarit të bashkisë, për t’ia përcjellë kryesisë së PS ditën e hënë”.

Gazetari:- Në rast se kryesia e PS nuk miraton një nga tre kandidatët tuaj, si do të kundërpërgjigjet kryesia e PS së Tiranës?

Musa Ulqini:- “E rëndësishme është që kryesia e PS të respektojë një nga tre kandidatët dhe kjo është demokratike”.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm aleancistë, Ridvan Peshkëpia, ka diskutuar sot në selinë e PS me sekretarin e përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi, për bashkëpunimin zgjedhor sidomos në turin e dytë. Asnjë kompromis deri tani mes dy partive për zona të lira, për kandidatët e tyre për pushtetarë lokalë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme