Takimi në vilën e Rambujesë, Francë (6 Shkurt 1999)
Vila e Rambujesë është bërë gati për takimin historik mes serbëve dhe shqiptarëve. I pari që ka mbërritur në Rambuje ka qënë mediatori Kristofer Hill, i cili është shprehur optimist për mbërritjen e delegacionit shqiptar në Francë. Pas tij ka mbërritur negociatori i Bashkimit Europian për Kosovën, Petriç i cili e ka kërcënuar Beogradin nësë nuk lejonte UÇK-në në pjesëmarrjen e saj për bisedime.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana ka deklaruar se sido që të përfundojnë bisedimet, forca ushtarake e NATO-s do hyjë në Kosovë. Edhe anëtarët e UÇK-së, përfaqësuesit e delegacionit janë lejuar të fluturojnë drejt Parisit. Delegacioni i plotë shqiptar është nisur nga Prishtina drejt Rambujesë.
Në delegacionin serb të udhëhequr nga Ratko Mirkoviç, është edhe një anëtar me origjinë shqiptare, Qerim Abazi. Në orën 6 vila e Rambujesë ka pritur dy delegacionet. Takimi është hapur nga Presidenti i Francës, Zhak Shirak. Më pas foli Ministri i Jashtëm Britanik, Robin Kuk dhe Ministri i Jashtëm Francez Vedrine./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori