Takimi Papandreu – Milosheviç (7 Shtator 2000)


Takimi Papandreu – Milosheviç (7 Shtator 2000)

12:31 07/09/2000

Ministri i Jashtëm grek Papandreu do të takohet sot me Presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç gjatë një vizite në Beograd. Vizita nuk ka të bëjë aspak me zgjedhjet që po afrojnë në Jugosllavi. I pyetur nëse takimi me Millosheviç mund të shihet si një legjitim i tetë ndërkombëtar i presidentit jugosllav që gjendet në vështirësi, Itiris u përgjigj se udhëtimi i Papandreut përbën ndërhyrjen e çeshtjeve të Jugosllavisë.

Ai shtoi se Papandreu do të takohet dhe me homologun e tij jugosllav Jovanoviç. Papandreu do t’a përfundojë udhëtimin e tij duke vizituar Malin e Zi dhe Kosovën ku do të takohet me shefin e misionit të OKB-së Benard Kushner. Zyrtarët e ministrisë thanë se vizita ishte një iniciativë greke, pjesë e përpjekjeve për të vendosur stabilitet në Ballkan, por Papandreu diskutoi për vizitën e tij me kolegët e Bashkimit Europian gjatë një takimi në Francë fundjavën e kaluar.

Greqia ka lidhje të ngushta me Serbinë ortodokse dhe ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s vitin që shkoi. Gjithsesi qeveria ka mbështetur thirrjet e BE-së dhe Amerikës për demokraci në rajonin e rraskapitur nga paqëndrueshmeritë politike./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme