Takimi për Koridorin 8 – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Korridori 8 mbledh përfaqësuesit e qeverisë Shqiptare, Maqedonase dhe Bullgare. Sot është zhvillur takimi i radhës i 14 në një nga sallat e hotel “Tirana International”, mes specialistëve të tre vendeve dhe nën kujdesin e agjensisë amerikane për tregtinë dhe zhvillimin. Në këtë takim kanë marrë pjesë Ambasadori i SHBA Josef Limpreht dhe Ministri Shqiptar i Privatizimit Ylli Bufi.
Ekspertët tanë, maqedonas, bullgarë e amerikanë, kanë diskutuar rreth projekteve të zhvillimit të Korridorit 8, korridor i inkuadruar në nismën për zhvillimin e Ballkanit të Jugut ose e quajtur ndryshe nisma Klinton. Korridori 8 segmente kryesore të të cilit po ndërtohen ose që kanë përfunduar në këto tre vende është një arterie e rëndësishme lidhëse mes Lindjes e Perëndimit.
Ndërtimi i këtij korridori jo më kotë është konsideruar tepër i rëndësishëm për mbarëvajtjen ekonomike e politike të rajonit tonë me nënshkrimin e deklaratës për Paktin e Stabilitetit në Gadishullin Ballkanik pas luftrave në Bosnje e Kosovë. Takime të tilla të përhershme, organizohen me rotacion në vende që përfshijnë projekti i ndërtimit të Korridorit 8./tvklan.al