Takimi Rama-Merkel, reagon zëdhënësi i qeverisë gjermane


Takimi Rama-Merkel, reagon zëdhënësi i qeverisë gjermane

19:11 12/10/2020

Për takimin online mes Kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë feredale gjermane, Steffen Seibert. Ai ka njoftuar se mes dy liderëve është biseduar për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE.

“Këshilli Evropian ka vendosur në Mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Seibert publikuar në faqen e Facebook-ut të ambasadës gjermane.

Më herët, kreu i qeverisë sonë, postoi një foto në rrjetet sociale ku thoshte se kishte biseduar për rreth 1 orë me Merkel. Ndër të tjera mes tyre ishte diskutuar edhe për kryesimin e Shqipërisë në OSBE./tvklan.al






Të ngjashme