Takimi Spartak Poçi – Alberto Maritati – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Trafiku i shtuar i klandestinëve përtej Adriatikut ditët e fundit, ka sjellë në Shqipëri Zëvendës Ministrin e Brendshëm të Italisë Alberto Maritati. Kjo ka qenë dhe tema më e prekur gjatë takimit të tij me Ministrin e Rendit Spartak Poçi sot në mesditë, por dhe probleme si kriminaliteti, kontrabanda e cigareve, narkotikëve dhe prostitucioni etj, janë diskutuar nga krerët më të lartë të rendit të të dy vendeve.
Gjithashtu janë diskutuar dhe masat për parandalimin e krimit të organizuar etj. Kjo është vizita e 6 e Maritatit në vendin tonë gjatë dy viteve të fundit. Gjatë vizitës së tij ai është takuar edhe me Presidentin e Republikës Mejdani dhe personalitete të tjera të larta të shtetit.
Ndërkaq policitë e dy vendeve në bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën kanë diktuar dhe zbrapsur vetëm gjatë natës së fundit 17 gomone dhe 3 motoskafe të nisura nga grykëderdhjet e Shkumbinit dhe Vjosës si dhe nga brigjet e Vlorës. Në operacionin antiklandestin kanë marrë pjesë 6 motovedeta patrullimi italiane dhe një motoskaf shqiptar, të cilët kthyen drejt brigjeve shqiptare 9 gomone dhe dy motoskafe me 450 njerëz në bord.
Reth orës 2 të mëngjesit rojet bregdetare italiane kanë në anën tjetër italiane ndaluar mbi 70 klandestine. Burimet italiane bëjnë të ditur se mes shqiptarëve ka dhe shtetas kurdë e irakenë./tvklan.al