Takimi Thaçi-Mejdani dhe integrimi i Kosovës në OKB (14 Tetor 1999)
Pas shpalljes së partisë së re kosovare të Progresit Demokratik, kryetari i saj dhe Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot në mbrëmje rreth orës 20:00 me Presidentin Rexhep Mejdani. Thaçi e ka njohur Mejdanin me krijimin e një strukture të re ekzekutive në Kosovë ku do përfshihen të gjithë faktorët shqiptarë.
Kjo strukturë do të merret me regjistrimin e popullsisë si dhe me zgjedhje të lira. Mejdani është interesuar për opsionet e Thaçit të bëra publike në takimet e djeshme me numrin 1 të OKB-së, Kofi Anan si dhe për përfaqësimin e Kosovës në OKB.
Sipas Presidentit Mejdani, Kosova dhe Mali i Zi duhet të integrohen në Bashkimin Europian. Mejdani e ka njohur Thaçin me hapjen në Kosovë të një misioni të përhershëm të Shqipërisë me specialistë të fushave të ndryshme. Thaçi do të takohet nesër me Kryetarin e PS-së Fatos Nano si dhe do flasë në seminarin e organizuar nga NATO dhe Kuvendi i Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame