Takohen Merkel, Hollande dhe Renzi


Takohen Merkel, Hollande dhe Renzi

14:49 27/06/2016

Franca dhe Gjermania janë dakord për strategjinë që duhet ndjekur, për të përshpejtuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Në një bisedë telefonike të dielën, kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez, Hollande, diskutuan për pasojat e krizës.

Merkel do të presë sot pasdite në Berlin, Presidentin francez dhe Kryeministrin italian Renzi. Mediat e huaja raportojnë së takimi është një iniciativë e binomit frano – gjerman, të cilësuar prej kohësh si “motorri” i BE -së, për të studiuar e për t’i dhënë shtysë projektit të ri europian.

Dakortësia mes Parisit dhe Berlinit hedh poshtë zërat për kontraste mes palëve, që u dyshuan fill pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Më herët edhe drejtuesit e lartë në Bruksel bënë thirrje për përshpejtim të procedurave të daljes, për të mirën e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, mediat në vendin ishullor njoftojnë se nuk do të ketë një referendum të dytë, pavarësisht më shumë se 3 milionë firmave që janë mbledhur në internet për zhvillimin e tij.

Kryeministri britanik, David Cameron nuk do të kërkojë respektimin e Nenit 50 të traktatit të Lisbonës, pasi kërkon t’ia lërë pasardhësit të tij.

Të mërkurën, 27 liderët e Bashkimit Europian do të takohen në Bruksel. I pari samit ku do të mungojë Britania e Madhe.

Tv Klan






Të ngjashme