Takohen Ymeri e Pacolli, diskutojnë për seancën e 3 gushtit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri, Ismail Kurteshi dhe Dardan Sejdiu janë duke zhvilluar një takim me Presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zymberaj.
Takimi është duke u mbajtur në një nga hotelet e kryeqytetit. Siç merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj në këtë takim po diskutohet për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit. /klankosova