Taksa e re për shitjen e makinave – (14 Janar 2001)


Taksa e re për shitjen e makinave – (14 Janar 2001)

14:50 14/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Çdo person, që do t’i duhet të shesi automjetin e tij, një personi tjetër, tashmë do të jetë i detyruar të derdh në shtet një 2% të vlerës së shitjes së automjetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke filluar nga nesër, do të aplikojë këtë taksë të re. Ky vendim është miratuar gati një vit më parë në parlament, por që zbatimi i saj hyn në fuqi nesër.

Ky vendim i cili aplikohet edhe në vende të tjera, duket i çuditshëm për shoferët tanë tregtarë, por që sipas ekspertëve dalja e këtij vendimi, do të ndihmojë në evidentimin e automjeteve me dokumente false./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme