Taksa e solidaritetit mollë sherri mes Ministrit të Financave dhe të Rendit (18 Shkurt 1999)


Taksa e solidaritetit mollë sherri mes Ministrit të Financave dhe të Rendit (18 Shkurt 1999)

14:26 18/02/1999

Vazhdon historia e mashtrimit ndaj policëve. Sot me datë 18 Shkurt sipas premtimit të Ministrit të Financave Anastas Angjeli dhe Ministrit të Rendit Publik Petro Koçi, të gjithë punonjësit e Policisë Shqiptare do të merrnin taksën e solidaritetit, por dhe sot nuk i morën.

Edhe pse të gjithë buxhetorët paguajnë nga tpagat e tyre, edhe pse në pikat e kufirit paguhet nga 10 mijë lekë, mosdhënia e taksës policëve futi në sherr Ministrat Koçi e Angjeli. Ministri i Rendit Publik akuzoi mologun e tij të financave për mosdhënien e 100 milionë lekëve , ndërsa Angjeli tha se lekët janë dhënë por janë shpërdoruar nga Ministria e Rendit.

Megjithatë mes tyre u vendos data 18 Shkurt dita e dhënies së taksës, por as sot uniformat blu nuk morën lekët e taksës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme