Taksa e solidaritetit për policët – (16 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon historia e mashtrimit ndaj policëve. Sot sipas ministrit të Financave Anastas Angjeli dhe ministrit të Rendit Publik Petro Koçi. Të gjithë punonjësit e policisë shqiptare do të merrnin taksën e solidaritetit. Por dhe sot policët nuk i morën lekët e taksës. Edhe pse pothuajse të gjithë buxhetorët paguajn nga pagat e tyre, mos dhënia e taksës policëve, i futi në sherr ministrat Angjeli e Koçi.
Ministri i Rendit Publik akuzoi homologun e tij të Financave për mos dhënien e mbi 100 milion lekëve ndërsa Angjeli tha se lekët janë dhënë por janë shpërdoruar nga ministria e Rendit. Uniformat blu për të cilat dhe hedhja në grevë për të protestuar u ndalohet. Përball mashtrimit të vazhdueshëm ndaj eprorëve të tyre nuk kanë alternativë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj